Zjarr në Orikum, rrezikojnë disa banesa dhe lokale
Në Orikum një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullota.
Flakët favorizohen edhe nga era, ndërkohë që zjarri rrezikon disa banesa dhe lokale që ndodhen pranë vatrës.

Banorët e zonës po ndihmohen edhe nga punonjësit e zjarrfikëses për të shuar flakët.
Aktualisht janë dy zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.