Një magazinë në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e së shtunës në Vlorë. Mësohet se magazina ndodhet në lagjen “Pavarësia” dhe se bëhet fjalë për një godinë të braktisur.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po mundohen që të vënë nën kontroll flakët.
Magazina ndodhej pranë një blloku banimi, dhe ka qenë objekt i vjetër, por zjarri ka rrezikuar dhe banesa të tjera aty pranë. Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë në kohë, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Këto janë pamjet live nga vendi i ngjarjes: