Skip to content
Të Gjitha

Zhduket i riu shqiptar në Londër në rrethana të paqarta, policia angleze apel për ndihmë

· 1 min lexim

Një shqiptar që jeton në Londër është zhdukur që më 3 janar 2020.

Në këto kushte policia angleze ka dhënë alarmin për zhdukjen e shqiptarit në rrethana ende të pasqaruara.

Sipas Top Channel, bëhet fjalë për Bledi Ciflikun.

Bledi Cifliku

Cifliku është 26 vjeç dhe për herë të fundit është parë në fillim të vitit.

26-vjeçari jetonte në Weston-super-Mare, North Somerset.

Ka qenë një i afërti i tij që ka lajmëruar policinë lokale, e cila më pas ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e Bledi Ciflikut.

Për momentin nuk jepet asnjë e dhënë tjetër rreth të riut.

Nuk dihet nëse jetonte në Britani ilegalisht apo ishte i pajisur me letra.