Skip to content
Të Gjitha

Zhduken dy vajzat e mitura në Tiranë, policia vazhdon kërkime, nuk ka asnjë të dhënë

· 1 min lexim

Që prej ditës së djeshme një familje nga Tirana është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë, pasi dy vajzat e mitura të tyre rezultojnë të zhdukura që prej pasdites së djeshme.

Familja ka bërë denoncim pranë komisariatit të policisë për zhdukjen e dy vajzave 13-vjeçare, ku kjo e fundit ka nisur menjëherë kërkimin për gjetjen e tyre.

“Kemi bërë kontrolle në shumë ambiente në Tiranë dhe po punojmë për gjetjen e vajzave”- shprehet policia, por pa dhenë njoftim zyrtar për zhdukjen e tyre.

Familja ka dhënë deklaratën e saj dhe ende asnjë e dhënë nuk është bërë publike.