Skip to content
Të Gjitha

“Zgjohuni, dreqi e marrtë!” Pique shpërthen ndaj shokëve të skuadrës pas humbjes 1-0

· 1 min lexim

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique duket se nukka duruar dot më dhe ka shpërthyer ndaj shokëve të tij të skuadrës në ndeshjen kundër Getafe, ku u mundën në rezultatin 1-0, madje nuk i ka kursyer edhe fjalët banale.

Mungesa e brohoritjeve në shkallët e impianteve bën që në plan të parë të dalin britmat e protagonistëve në fushë, teksa ka nxjerrë zbuluar futbollistin e Barcelonës.

Shfryrja e Pikesë, u kap nga kamerat dhe u “transkriptua” nga “El Golazo de Gol”. Bëhet fjalë për minutën e 71-të, kur Barça po humbiste 1-0 pas një 11-metërshi të shndërruar në gol nga  Mata, Getafe krijoi një rrezik më të madh te porta e Netos. Në këtë moment,  Pike nuk u përmbajt dhe e shfrenoi gjuhën ndaj shokëve të ekipit:

“Sa pa gjak jeni, dreqi e marrtë. Zgjohuni”.