Skip to content
Politikë

Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

· 2 min lexim

Kryetar i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë  është zgjedhur Alfred Balla.

Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri pas largimit të Gent Ibrahimit u zhvillua këtë të hënë. Përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i pranishëm ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë e Programi OPDAT.

Më herët ai ka mbajtur postin e nën-kryetarit në KLP. Ibrahimi u largua pas tre vitesh për shkak të përfundimit të mandatit.  Ai mori 10 vota pro nga koleget e tij, pjese e KLP dhe theksojmë se Balla  ishte kandidati i vetëm në këtë garë.  Deri më tani ai ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit.

Mandati i tij si kryetar i KLP-së, do te zgjasë 2 vite.  Alfred Balla zevendeson ne kete post Gent Ibrahimin, te cilit i kishte mbaruar mandati.

Theksojmë se pas largimit të Gent Ibrahimit Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të mërkurë  e zëvendësoi atë me  Mirela Bogdanin.

Kujtojmë që për postin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë  ishin disa kandidatë brenda këtij institucioni. Alfred Balla, Nurihan Seiti, Tartar Bazaj, Mirela Bogdani.

Midis këtyre emrave që synonin postin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ja doli të marër pozicionin Alfred Balla.