Skip to content
Bota

Zgjidhet kryeministri i ri i Kosovës, Abdullah Hoti merr votëbesimin e Kuvendit

· 1 min lexim

Ditën e sotme është zgjedhur kryeministri i ri i Kosovës.

Me 61 vota pro, 24 kundër dhe vetëm një votë abstenim, Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit dhe tashmë do të drejtojë qeverinë e re.

Në seancën e zhvilluar sot në Kuvend, Hoti prezantoi kabinetin e tij qeveritar, me gjithësej katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatatin e formimit të Qeverisë.