Skip to content
Aktualitet

Zgjedhjet/ Sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, lëvizjet e fundit në partitë politike në vend

· 2 min lexim

Sot është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë në KQZ listat e kandidateve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS mësohet të shkojë e vetme në zgjedhje.

Deri tani janë bërë publike disa emra nga të gjithë forcat politike, por listat zyrtare pritet të dorëzohet sot.

Nga PS kanë bërë të ditur se nuk do të garojnë për deputet, Vasilika Hysi, Sadi Vorpsi, Besnik Baraj , Alfred Peza e Rreme Lala, e cila kishte konfirmuar me herët se do ishte në listat e PS. Deri tani janë bërë të ditur dy emra të rinj që do të kandidojnë nën siglën e PS, mjekja Najada Çomo dhe inxhinieria Luljeta Bozo.

Po kështu, edhe në PD po i jepet dora e fundit listës së kandidateve për deputet.Deri tani nga selia blu janë publikuar emrat e koordinatorëve, ku bien ne sy emra te rinj si Belind Kellici kreu i FRPD, Gazmend Bardhi, Alfred Rushaj e Tomorr Alizoti që për herë të parë garojnë për deputet respektivisht në Tiranë, Elbasan e Berat. Po kështu rikthehet Mark Marku, i cili drejton qarkun e Lezhës, Bujar Leskaj qarkun e Vlorës  dhe Helidon Bushati qarkun e Shkodrës.

Ajo që vlen të therkohet është janë dhe mesazhet e njëpasnjëshme të ambasadores amerikane në Shqkipëri, Yuri Kim. Sëfundmi me një reagim në “Tëitter”, Kim shpjegon që drejtuesit e partive që janë në garë në zgjedhjet e 25 Prillit, ta ken ëkuptuar mesazhin e qartë dhe të prerë nga SHBA dhe semkretari Amerikan i Shtetit. Ambasadorja ka rikujtuar sërish kryetarët e partivë të përjashtojnë nga listat të gjithë kandidatët pa integritet dhe të lidhur me krimin.

Ikin

Vasilika Hysi

Besnik Baraj

Sadi Vorpsi

Sadri Abazi

Blerina Gjylameti

Vijnë

Luljeta Bozo

Najada Como

Etjen Xhafaj

Romina Kuko

Belinda Balluku

Dallëndyshe Bici

Toni Gogu

Ndryshojnë qarkun e kandidimit

Blerina Gjylameti

Olta Xhacka

Eduard Shalsi