Zgjedhjet/ Opozita paralajmëron protesta, OSBE hap thirrjet për vëzhgues për 30 qershorin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërkohë që opozita është duke bërë thirrjet e saj se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen, nga ana tjeët zyrat e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) po vazhdojnë punën.

Tashmë ky institucion ka shpallur thirrjen për vëzhgues në zgjedhjet administrative, pavarësisht situatës së krijuar në vend.

Detyra që ODIHR ka është të koordinojë dhe organizojë vendosjen e misioneve të shumta vëzhguese dhe kjo për të vërtetuar se procesi do të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Pra konkretisht ky institucion është duke ofruar njohuri rreth të gjithë elementëve të procesit zgjedhor sipas Kushtetutës së vendit dhe njëkohësisht  po përgatitet të vendosë një Mision Vëzhgues Zgjedhor për këto zgjedhje.

Shpërndaje
Share.

Komento