Skip to content
Të Gjitha

“Zgjedhjet lokale do të përsëriten”, Gazmend Bardhi paralajmëron denoncimin e një tjetër kryebashkiaku

· 1 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka qenë sonte i ftuar në Abc News.

Ndër të tjera, gjatë intervistës ai tha se zgjedhjet lokale do të përsëriten dhe u shpreh se për këtë mund të kalohet një dispozitë kalimtare.

Bardhi thotë se miratimi i Reformës Zgjedhore do të pasohet me zgjedhje parlamentare dhe lokale, duke plotësuar kushtin e dytë të Bundestagut.

Pjesë nga intervista

Xhafo: Ju jeni jurist i mirë, si mund të gjendet mekanizmi ligjor për të përsëritur zgjedhjet lokale, sepse janë 61 kryetar bashkie dhe ndonjëri mund ti thotë “Jo” Ramës?

Bardhi: Nëse ka vullnet politik mund të krijohet dispozitë kalimtare, pra ka mekanizma ligjorë që e zgjidhin këtë. Edi Rama e pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit dhe për rrjedhojë dhe të të emëruarve të tij në krye të bashkive, pasi para kandidimit Edi Rama ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve e tyre nëse do t’u kërkohej.

Po ashtu, Gazmend Bardhi paralajmëroi publikimin e një rasti tjetër kryebashkiaku që po verifikohet pasi janë konstatuar shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe së shpejti do të bëhet publik.

Por, nuk dha asnjë detaj tjetër.