Skip to content
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ u kthen mbrapsht listën Topallit, Murrizit, Galdinit dhe Stojkut

· 2 min lexim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kthyer mbrapsht listat e kandidatëve për deputet të katër partive politike.

Me anë të një njoftimi zyrtarë, KQZ njoftoi se sot, në orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja për të shqyrtuar dokumentacionin e partive.

Bëhet fjalë për Partinë “Lëvizja e Re” të drejtuar nga Arian Galdini, Partinë “Aleanca Demokracia e Re” e drejtuar nga Edmond Stojku, partinë “Lëvizja Për Ndryshim” të drejtuar nga Jozefina Topalli dhe Partinë “Lëvizja Demokratike Shqiptare” të drejtuar nga Myzlym Murrizi.

Njoftimi i plotë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e Merkure, dt. 10.03.2021, në orën 11:00, zhvillon seancë publike me rend dite:

1- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

2-“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Aleanca Demokracia e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021″;

3″Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja për Ndryshim për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

4-“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

Mbledhja do të transmetohet në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ-së, si edhe në platformat “Facebook” dhe “YouTube”.