Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhje në kohë pandemie! Ja cilat masa kufizuese do të zbatohen më 17 tetor në Kosovë

14:46 09/10/2021
Reading Time: 4 min lexim

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë në datën 17 tetor, janë vendosur një sërë masazh që duhet të zbatohen nga personat që janë zgjedhur si komisionerë apo vëzhgues.

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve duhet të jenë të vaksinuar, të kenë dëshminë se janë negativë nga koronavirus apo që e kanë kaluar sëmundjen. Kët rregulla janë vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe duhet që të zbarohen me rigorozitet pa përjashtim. Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, konfirmojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).Qytetarëve do t’iu kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha Radios Evropa e Lirë se ky institucion u ka dërguar partive politike një shkresë përmes së cilës ka kërkuar nga ato që të dërgojnë në qendrat e votimit vetëm komisionerë që janë të vaksinuar apo që posedojnë dëshminë e testeve për COVID-19 “Përmes kësaj shkrese, subjektet politike janë informuar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të detyrueshme edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, prandaj kemi kërkuar nga subjektet politike që të inkurajojnë të gjithë të nominuarit e tyrë, qoftë si staf zgjedhor apo si vëzhgues, që të respektojnë këto masa. Nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe nga vëzhguesit do të kërkohet që të dëshmojnë se kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, tha Elezi.

Në mbledhjet e radhës të KQZ-së, sipas Elezit, do të merret vendimi përmes së cilit do të caktohen personat përgjegjës të cilët kanë për detyrë të kërkojnë dëshmitë e vaksinimit dhe testin e COVID-19 nga ana anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe vëzhguesve.

Nga votuesit KQZ-ja kërkon zbatimin e masave siç është mbajtja e maskës, distanca fizike prej dy metrash gjatë kohës kur janë duke hyrë apo brenda vendvotimit.

“Votuesit duhet ta mbajnë maskën gjatë gjithë kohës, përveç kur duhet të identifikohen nga ana e anëtari i këshillit të vendvotimit”, tha Elezi.

Ndërkohë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se në ditën e zgjedhjeve do të zbatohen masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19, sipas Udhëzuesit të Përgjithshëm.

Aty thuhet se qytetarët duhet të kujdesen për bartje të maskës mbrojtëse, ruajtje të distancës fizike dhe shmangie të grumbullimeve të cilat bien ndesh me masat në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Epidemiologu, Isuf Dedushaj ka edhe disa këshilla për qytetarët që do të marrin pjesë në procesin e votimit më 17 tetor.

“Duhet të marrin mjete dezinfektuese me vete, alkool 70 për qind ose ndonjë dezinfektues tjetër që është me bazë të alkoolit, gjithsesi të mbajnë maskat dhe distancën. Para se të hyjnë në vendvotim të dezinfektojnë duart, të votojnë dhe kur të dalin të dezinfektojnë prapë duart”, tha për Radion Evropa e Lirë, epidemiologu Dedushaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të vendosë dezinfektues në hyrje të secilit vendvotim.

Në Kosovë, situata epidemiologjike është përmirësuar pas një përkeqësimi që filloi në muajin gusht. Autoritetet ndërmorrën masa të reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Për personat që janë të infektuar me COVID-19, KQZ-ja do të caktojë ekipe mobile të cilat do të shkojnë në adresë të tyre për t’iu mundësuar pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

KQZ-ja kishte vepruar njëjtë edhe në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur në shkurt të këtij viti.

Masat në Maqedoninë e Veriut
Edhe Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet lokale më 17 tetor. Autoritetet atje kanë përgatitur protokollet e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të zbatohen në ditën e zgjedhjeve, në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në këto protokolle thuhet se para nisjes së procesit të votimit do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i hapësirave.

Varësisht prej mundësive dhe kushteve, pranë dhe në vendvotim do të vendosen në vende qartë të dukshme materiale edukativo-informative për respektim të masave dhe rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.

“Rekomandohet që në hapësirat që do të përdoren si vendvotime, dritaret të jenë të hapura gjatë votimit, ose më shpesh të ajrosen në çdo orë”, thuhet në rregulloren e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për mbrojtje shëndetësore gjatë procesit zgjedhor.

“Personi që voton detyrimisht duhet të mbajë maskë mbrojtëse ose shall/pecetë/mbulesë për hundë dhe gojë. Votuesi, para hyrjes, brenda dhe gjatë daljes nga vendvotimi, pret në radhë, në distancë 1.5 deri 2 metra. Votuesi gjatë hyrjes brenda në hapësirë së pari i dezinfekton duart dhe para se të paraqesë dokumentin personal e largon maskën për t’u identifikuar, duke e respektuar gjatë kësaj distancën e nevojshme minimale”, thuhet në udhëzime.

Anëtarët e këshillave zgjedhorë dhe të gjithë personat tjerë të cilëve u është lejuar të jenë të pranishëm në vendvotim gjatë votimit dhe të cilët e monitorojnë votimin, detyrimisht duhet të respektojnë masat e përgjithshme parandaluese dhe rekomandimet që kanë të bëjnë me distancën, mbajtjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve.

Pandemia çrregulloi mbajtjen e zgjedhjeve në shumë vende
Pandemia e COVID-19 u shpall në mars të vitit 2020. Për shkak të situatës epidemiologjike, atë vit dhjetëra vende shtynë mbajtjen e zgjedhjeve. Por, të tjera megjithatë vazhduan me mbajtjen e tyre pavarësisht se përhapja e koronavirusit kishte marrë hov dhe deri në fund të atij viti nuk kishte as vaksinë kundër COVID-19.

Sipas një raporti të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, me seli në SHBA, vendet që mbajtjen zgjedhjet ndërmorrën masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në ditën e zgjedhjeve, por kryesoret ishin: mbajtja e distancës fizike, matja e temperaturës në hyrje të qendrave të votimit dhe mbajtja e maskës.

Në disa vende u zgjat koha e votimit për t’iu mundësuar autoriteteve që të dezinfektojnë hapësirat në qendrat e votimit.

Shumë vende shtuan numrin e qendrave të votimit për të mos lejuar grumbullimin e qytetarëve.

Sipas këtij raporti të publikuar në shtator të vitit të kaluar, ndër shqetësimet më të mëdha për mbajtjen e zgjedhjeve në pandemi është pjesëmarrja më e ulët e votuesve.

“Nëse zyrtarët nuk komunikojnë me qytetarët në lidhje me kufizimet shumë mund të mos shkojnë në votime nga frika se do të kontraktojnë virusin”, thuhej në raport./REL

 

Etiketa: KosoveMasat kufizuesezgjedhje

Të lidhura

KAS rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër
Kryesore

KAS rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur poshtë, me shumicë votash, kërkesat ankimore të paraqitura nga Koalicioni PD-ASHM lidhur me...

16:22 05/06/2025
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës
Kryesore

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të...

11:12 05/06/2025
Para
Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.