Skip to content
Kosovë

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 raste të reja nga 2870 testime të kryera. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i Plotë i Ministrisë së Shwndetësisë së Kosovës:

09 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.

Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.

Në total numri i rasteve aktive është 1.226

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!