Dashi
Ju keni energjinë e nevojshme për të marrë iniciativën dhe për të filluar një aventurë të re. Hiqjani shtresat asaj që ju intrigon në jetë dhe do të zbuloni të paktën një mundësi të re për eksplorim. Mësoni më shumë rreth njërit prej hobeve ose interesave tuaja.
Demi
Ju nuk mund të mbështeteni krejtësisht në përshtypjet e para. Kur filloni të kontaktoni me ata të cilët mund të duken arrogantë ose pompozë në dukje, mund të zbuloni se janë zemra të dashura në jetën e tyre të përditshme. Mos formoni konkluzione të parakohshme për njerëzit.
Binjakët
Marrja e një roli të nënshtruar në një marrëdhënie mund të mos jetë shumë komode për ju tani, por kjo është një mundësi e rëndësishme për ju. Lëreni egon mënjanë dhe dëgjoni personin i cili është përgjegjës sot. Ai e di se për çfarë flet dhe mund t’ju mësojë atë që duhet të dini për të arritur atje ku dëshironi.
Gaforrja
Ju keni gjithë kohën dhe energjinë që ju nevojitet për të arritur qëllimet tuaja. Pavarësisht nëse doni të ecni përpara në një punë, në një marrëdhënie apo në një angazhim personal, nuk do të arrini askund pa formuluar një plan së pari, dhe dita e sotme është e duhura për ta bërë këtë. Sa më i madh rreziku, aq më i mirë dhe më i madh është shpërblimi.
Luani
Çlirojini të gjitha emocionet dhe bëjeni botën të dijë saktësisht se çfarë ndjeni thellë në zemër. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për atë që të tjerët do të mendojnë. Njerëzit përreth jush janë të gatshëm të dëgjojnë ato që keni për të thënë dhe do t’i trajtojnë rrëfimet tuaja me kujdes. Fshehja e së vërtetës vetëm ju shkakton stres.
Virgjëresha
Ju dhe një njeri me rëndësi në jetën tuaj mund të arrini një marrëveshje. Nuk do të merrni gjithçka që dëshironi, por duhet të jeni të kënaqur me veten edhe për pyetjen. Ata sigurisht që ju respektojnë për këtë. Mos u mburrni para bashkëpunëtorëve për marrëdhëniet që po ndërtoni. Lëreni punën tuaj të flasë për ju.
Peshorja
Bëhuni më kreativë me komunikimin tuaj, qoftë përmes telefonit, përmes tekstit ose postës elektronike, në blogun tuaj, apo edhe ballë për ballë. Komunikimi i zakonshëm është mënyrë shumë e mërzitshme për ju. Tregohuni më specifikë në gjërat që thoni dhe vlerësimi do të jetë maksimal.
Akrepi
Ndershmëria ju dallon nga njerëzit e tjerë. Të gjithë përreth po përpiqen të godasin egon e dikujt. Ju e dini që nëse nuk fitoni diçka në mënyrën e duhur, nuk ia vlen ta keni. Duhet të jetoni një jetë në të cilën e dini se mund të qëndroni pas gjithçkaje që thoni.
Shigjetari
Mundohuni të jeni më zemërgjerë në vlerësimin tuaj për njerëzit që nuk duket se e marrin atë. Jo të gjithë mund të jenë në krye të gjërave siç jeni tani, dhe sa më shpejt ta kuptoni, aq më mirë. Ata thjesht po punojnë me ritmin dhe aftësinë e tyre. Në vend që të irritoheni duke pritur që njerëzit t’ju kuptojnë, shkoni dhe kujdesuni për gjëra të tjera.
Bricjapi
Ju jeni shumë i kërkuar nga një grup i gjerë njerëzish. Ata të gjithë duan të kalojnë kohë me ju dhe mund të jetë e vështirë të zgjidhni se kujt t’i thoni “po” dhe kujt t’ia lini për më vonë. Personat që kanë qenë gjithmonë fleksibël me ju në të kaluarën tani meritojnë më shumë vëmendje.
Ujori
Ka disa njerëz përreth jush që kanë nevojë për udhëzimet tuaja. Patjetër duhet t’i ndihmoni ata nëse jua kërkojnë këtë gjë. Ju e dini se ku po shkoni, prandaj vërini gjërat në drejtimin e duhur dhe vazhdoni më tej. Mos u merrni me problemet e të tjerëve.
Peshqit
Dikush që ju pëlqen vërtet mund t’ju japë një dhuratë të mrekullueshme. Fatkeqësisht, ju mendoni se është një barrë e madhe. Sigurisht, ata do të përpiqen më së miri për ta veshur me ‘sheqer’ këtë dhuratë, aq sa ta bëjnë të ‘shijshme’ për ju, por tregohuni i vërtetë dhe thoni atë që mendoni.
/GazetaReforma.com/