Skip to content
Të Gjitha

Kohë e kthjellët dhe me vranësira të pakta… parashikimi i motit për sot, e shtunë 14 Nëntor 2020

· 1 min lexim

Referuar parashikimit të agjencisë “Metoalb” moti për ditën e sotme parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe me disa kalime vranësirash të pakta, kryesisht në relievet malore.

Shqipëria por edhe Rajoni i Ballkanit parashikohet që edhe këtë fundjavë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Era pritet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe me rrahje deri në 7m/s.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ftohta, ndërsa në vlerat e mesditës në rajonin e ultësirës perëndimore nuk parashikohet të kalojnë vlerat 22-23°C.

/GazetaReforma.com/