Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbulohet gjendja e policëve të aksidentuar në Leposaviç

14:21 14/12/2024
Reading Time: 2 min lexim
Zbulohet gjendja e policëve të aksidentuar në Leposaviç

Dy nga policët e lënduar mbrëmë nga aksidenti me automjetin zyrtar të blinduar në Zveçan po trajtohen në Kirurgjinë Torakale dhe atë të Klinikës së Ortopedisë me Traumatologji, pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mjeku kujdestar i Kirurgjisë Torakale, Frederik Çuperja, deklaroi se pacienti ka pësuar thyerje të shumëfishta të brinjëve dhe ndrydhje të kraharorit, por gjendja e tij është aktualisht stabile.

Ai shtoi se polici, i moshës rreth të tridhjetave, do të vazhdojë të trajtohet në Kirurgjinë Torakale për një periudhë të mëtejshme.

“Gjendja e pacientit është stabile, mirëpo lëndimet mjaftë të rënda. Kemi të bëjmë me ndrydhje të kraharorit dhe thyerje shumëfish të brinjëve. Për fat të mirë nuk po shihen për momentin lëndime të tjera. Por, është ajo procedura e nevojshme që të përcjellët pacienti që të shohim që në të ardhmen a do të paraqitët ndonjë problem apo jo. Aktualisht çdo gjë po shkon në rregull. Besoj që shumë shpejtë do ta lëshojmë edhe në shtëpi…A mund të themi se është jashtë rrezikut për jetë? Për momentin po, por është e nevojshme që tek çdo lëndim të kalojnë së paku dy ditë që të themi me një siguri pak më të madhe se a di të ndodhë diçka apo jo. Ky është një djalë i ri, i fuqishëm, thyerja e brinjëve lidhet me paaftësi të përkohshme sa i duhet për rehabilitim, mirëpo besoj që nuk do të ketë probleme dhe pasoja. Pacienti është në të tridhjetat nëse nuk gabohem”, tha Çuperja.

Ndërkohë, shefi i ekipit kujdestar në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji, Ermir Shabani tha se njëri nga policët i është nënshtruar një operacioni dhe i është vendosur një pllakë në pjesën afër gjurit.

“Mbrëmë rreth orës 22;00 ose 22:30 është pranuar një polic rreth moshë 27 vjeçare pas aksidentit të pësuar në Zveçan, me ç’rast polici në fjalë ka thyerje të kërcirit, frakturë e hapur, e gradës së parë ku menjëherë pas përgatitjes pro operatore është bërë intervenini operativ. Është stabilizuar thyerja me vendosje të pllakës. Momentalisht gjendja e policit është stabile…Kërciri i bie pjesa e poshtë e këmbës, e cila ka qenë e thyer dhe është vendosur pllakë. Operacioni është kryer dje në orët e vona nga ekipi kujdestar që ka qenë në Klinikën e Ortopedisë. Pacienti është jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tij është stabile. Pritet të lirohet nga spitali pas javës së ardhshme pas një jave apo dhjetë ditëve”, potencoi Shabani.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: KosoveLeposaviçpolicia e kosovesThyerje të shumfishta të brinjëveTrajtim i mëtejshëm

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Alarm në SHBA, dronë misteriozë në New Jersey

Alarm në SHBA, dronë misteriozë në New Jersey

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English