Zbulohet diamanti më i madh ndonjëherë në Amerikën e Veriut në një minierë në Kanada pranë Rrethit Arktik.
Sipas medias, ky diamant i verdhë 522 karatë u zbulua në minierën “Diavik Diamond” dhe ndodhet në veri të Kanadasë rreth 217 kilometra në jug të Rrethit Arktik.
“Një diamant i kësaj madhësie është krejtësisht i papritur në këtë pjesë të botës dhe shënon një moment historik për minierat e diamanteve në Amerikën e Veriut”, tha kompania që shfrytëzon këtë minierë.
Ky gur i çmuar mendohet të jetë një prej 30 më të mëdhenjve të zbuluar ndonjëherë.
Kompania tha se xhevahiri në formë veze nuk do të shitet në formën e tij bruto por do të kërkohen partnerë për të prerë dhe pastruar gurin.
Por, pavarësisht se ky ishte diamanti më i madh i Amerikës së Veriut, kemi Afrikën e Jugut e cila mban diamantin më të madh i quajtur diamanti Cullinan, i cili është zbuluar në vitin 1905 që është 3106 karatë. (Balkanweb)