Skip to content
Showbiz

Nuk ia merrte mendja! Klea Huta i bën surprizën më të paparë Elgitit për 30-vjetorin e lindjes

· 1 min lexim

Elgit Doda ka ditëlindjen! Kantautori bën 30 vjeç dhe partnerja e tij Klea Huta, i bëri surprizën që do të mbahet mend gjatë. Moderatorja kishte bërë bashkë të gjithë miqtë e çiftit në një bar në kryeqytet dhe fiks kur ora shënoi katër zero, u sigurua që t’i bashkoheshin atyre.

Klea ia arriti ta kapë në befasi partnerin, pasi nga portreti i tij duket se nuk e ka pritur aspak një festë të tillë. Madje, koordinimi i festës ishte bërë ne mënyrë perfekte dhe Elgiti fiku qirinjtë e tortës në mesnatë.

Nga postimet e bëra ne rrjetet sociale, duket se ata kanë festuar deri në orët e para e mëngjesit mes miqve në tingujt e muzikës.
Edhe ne i urojmë Elgitit, gëzuar ditelindjen!

Burimi: Iconstyle.al