Skip to content
Të Gjitha

Zbardhet sherri në Tiranë: Kunati tentoi të vriste me thikë avokatin e Ervin Matës

· 2 min lexim

Me lehtësimin e masave parandaluese të Covid-19, duket se ka dalë nga karantina edhe ‘krimi’, pasi ditët e fundit ngjarje të rënda, nga sherret, tek plagosjet e vrasjet kanë pushtuar mediat.

Ditën e sotme në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar një 45-vjeçar me iniciale R.R, pasi gjatë një sherri për motive të dobëta në rrugën “Emin Duraku” në kryeqytet plagosi me thikë kunatin e tij me inicale A.B.

Sipas policisë, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar menjëherë dhe mbi të rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXO: Tentoi të vrasë me thikë kunatin, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë 

Së fundmi, Dosja.al ka zbardhur dhe emrat e personave të përfshirë në sherrin me thika në kryeqytet.

Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur me thikë nga kunati i tij, është avokati i njohur, Albano Bengasin, i cili ka mbrojtur Ervin Matën, si edhe dy shtetasit turq që u deportuan për në vendin e tyre, mes tyre edhe gylenisti Harun Çelik.

Ervin Mata dhe avokati Roland Bengasi

Mësohet se avokati ndodhet në gjendje të mire shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.