Skip to content
Të Gjitha

Zbardhet fletë-thirrja/Sali Berishës i kërkohet të paraqitet në gjykatë

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës i ka kërkuar sh-kryeministrit të paraqitet pranë këtij institucioni më datë 27 Dhjetor.

Top Channel ka publikuar një kopje të fletë-thirrjes, ku Berisha kërkohet të jetë në gjykatë për t’ju komunikuar pushimi procedimi penal 7340/2017.

Kjo çështje lidhet me hetimin e skandalit CEZ-DIA.

Kujtojmë se çështja e DIA-s doli në dritë pas një artikulli të BIRN, që  publikoi një raport të studios  ligjore Clifford Chance.

Pakti me DIA u firmos gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër.

Kur u bë privatizimi i OSSH-së nga CEZ-i, së bashku me asetet u privatizuan edhe borxhet që konsumatorët i kishin OSSH-së, të cilat së bashku me kamatat, kalonin vlerën e 430 milionë eurove.

Kastriot Ismailaj është i vetmi, i dënuar për këtë çështje.