Skip to content
Të Gjitha

Zbardhet dokumenti! Kreu i KLP merr ankesën e çuditshme nga anëtari i këtij institucioni

· 2 min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një ndër institucionet më të rëndësishme të drejtësisë.

Mirëpo, së fundmi në KLP është depozituar një kërkesë jo aq e rëndësishme sa pesha që pretendohet të ketë institucioni.

Kërkesa i drejtohet kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga njëri prej anëtarëve të këtij institucioni.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, Tartar Bazaj më 24 janar 2020 i është drejtuar më një letër Gent Ibrahimit.

Manjani ka publikuar këtë dokument në Facebook dhe shkruan se “nuk është meme, por dokument zyrtar”.


Bazaj ankohet tek drejtuesi i institucionit për mosmarrjen e kartolinave për Vitit të Ri 2020.

Kështu, ai i drejton kreut të institucionit dy pyetje:

1-Nëse në adresën e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?

Këtë letër ai e bazon tek ligji për të drejtën e informimit.

Statusi i plotë

Qarkullon në rrjet.

Nuk është Meme, është kërkesë zyrtare!
Me bazë ligjore madje.

Të njohim institucionet e reja të Reformës…

Propozoj ti mbushim një thes me kartolina e tja çojmë. Mbase qetësohet zotëria e jep dorëheqje….