Zbardhen shpenzimet marramendëse të institucioneve shqiptare për fundvit, nga mbrëmjet festive te zarfet e biletat e avionëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditët e fundit të vitit 2019, disa nga institucionet publike kanë intensifikuar shpenzimet buxhetore që nga aktivitet festive, dekorimet, fsihekzjarret, biletat e avionit etj.

‘Shqiptarja.com’ ka zbardhur disa nga shpenzimet e bëra gjatë fundit të muajit dhjetor.

Universitetet
-Në datën 30 dhjetor 2019 Universiteti Bujqësor në Tiranë ka blerë një biletë me intenerar Tiranë-Beograd-Tiranë, me vlerë 33,880.00 lekë, ndërkohë që fondi limit ishte 36,543.00 lekë.

– Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka shpenzuar 293,000 lekë në 24 dhjetor 2019 për një aktivitet sportiv-edukativ.

– Në 20 dhjetor, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka shpenzuar 66,500 lekë për një drekë dhe një darkë, për pjesëmarrësit në një konferencë, si dhe 6,350 lekë për publicitetin e konferencës.

Bashkitë

-Bashkia Cërrik ka organizuar në 24 dhjetor një aktivitet festiv me këngëtar të ftuar me vlerë 689,000 lekë, ndërsa me 800,000 lekë ka blerë dhurata për fëmijët e kopshteve.

-Bashkia Berat ka blerë në 27 dhjetor fishekzjarre me vlerë 256,364 lekë, po aq sa edhe fondi limit.

-Bashkia e Maliqit ka blerë 82,500 lekë fishekzjarre për fundvit, 262,500 lekë për zbukurim shtyllash dhe 55,000 kartolina.

-Bashkisë së Vlorës me rastin e vitit të ri janë shpenzuar 5,201,350 lekë.

-Në 16 dhjetor 2019, Bashkia e Mallakastrës ka shpallur tenderin për blerje materiale dekori për festat e fundvitit.

Tenderi është mbyllur një ditë më pas me fituesin, me vlerë 738,000 lekë, duke blerë drita shirit, tapet dekorativ për pemën, globa dekorativ, kambana dekorative etj.

-Bashkia Pukë ka blerë një frigorifer banak me vlerë 33,333 lekë para Vitit të Ri.

Të tjera

-Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdeseve Shëndetësor në datën 27 dhjetor ka blerë 1 700 zarfe për 5,700 lekë.

-Agjencia e Prokurimit Publik në 12 dhjetor ka blerë orendi dhe pajisje për mobilim zyrash, me vlerë 802,617 lekë.

-Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka vendosur të marrë një makinë me qira me 18 dhjetor, për vetëm 12 muaj, me vlerë 798,800 lekë.

 

Shpërndaje
Share.

Komento