Skip to content
Të Gjitha

Finalizohet operacioni ‘blic’ nga SHÇBA në Durrës. Në pranga 17 persona, mes të cilëve 11 policë, 2 zyrtarë në kërkim

· 1 min lexim

Një operacion ‘blic’ u organizua në Durrës nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Në qendër të këtij operacioni ishin disa efektivë policie të Durrësit dhe Shijakut.

Fillimisht, u raportua se ata akuzoheshin për shpërdorim detyre.

Me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së shpejt ky operacion tashmë u finalizua.

Bëhet me dije se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim Prokurorinë e Durrësit kishin tre muaj që hetonin rreth kësaj çështjeje.

Në pranga janë vënë 17 persona, 11 efektivë policie, 2 inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe 4 zyrtarë të tjerë.

Mbi të arrestuarit rëndojnë dy akuza “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”, ndërkohë që dy zyrtarë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ende nuk dihen emrat e personave të arrestuar.