Zaev vjen në Tiranë/ Rama e pret tek Pallati i Brigadave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka pritur në Pallatin e Brigadave në një ceremoni zyrtare rreth orës 10:00, ndërsa të dy liderët pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kjo është vizita e parë zyrtare, e Zaev që pas ndërrimit të emrit.

Në këtë vizitë ai shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të pritet në një takim nga Kreu i parlamentit Gramoz Ruci e personalitete të tjera në vend.

Shpërndaje
Share.

Komento