Skip to content
Uncategorized

Xherdan Shaqiri kalon te Lyon, nënshkruan kontratën deri në vitin 2024

· 2 min lexim

Lyon do të jetë klubi më i ri për mesfushorin Xherdan Shaqiri. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Liverpool të hënën, teksa e ka falenderuar për kontributin e po ashtu edhe nga Lyon që i ka uruar mirëseardhjen.

“Të gjithë te klubi i Liverpool e falënderojnë Xherdanin për kontributin e tij gjatë tre sezoneve të fundit dhe i urojnë atij më të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij”, thuhej në një deklaratë të ekipit anglez.

29-vjeçari do të transferohet për një tarifë fillestare prej gjashtë milionë eurosh, duke u rritur në një total potencial prej 11 milionë eurosh (12.9 milionë dollarë) me shpërblime, tha Lyon, dhe ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024.

Shaqiri ka luajtur për Basel, Bayern Munich dhe Inter para se të transferohej në Angli në vitin 2015 kur nënshkroi për Stoke City.

Ai u bashkua me Liverpoolin në vitin 2018 dhe bëri 63 paraqitje për klubin e Anfield gjatë tre sezoneve të fundit, duke arritur të shpallej kampion në Premier League, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Super Kupën UEFA.

Ai është lojtari i dytë që transferohet në Lyon nga Premier League ditët e fundit pasi mbrojtësi i majtë italian italian Emerson Palmieri nënshkroi si huazim nga Chelsea.