Skip to content
Të Gjitha

Vrau me thikë vajzën 7-vjeçare, del në gjyq 30-vjeçarja shqiptare

· 1 min lexim

Një grua shqiptare në Angli është akuzuar për vrasjen e një vajze 7-vjeçare në Bolton.

Vogëlushja ishte duke shëtitur me prindërit e saj, ndërkohë që 30-vjeçarja shqiptare e ka qëlluar befasisht me thikë.

Eltiona Skana, 30 vjeç, është nga Shqipëria dhe akuzohet për vrasjen e e vajzës më 22 mars në Ditën e Nënës.

Mësohet se autorja e krimit kishte probleme të shëndetit mendor.

Teksa fëmija po ecte me prindërit e saj, shqiptarja e ka qëlluar befasisht me thikë.

Pak çaste më vonë, policia e arrestoi atë, ndërsa vajza u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra. Seanca gjyqësore vazhdon ende.