Vrau gruan në sy të 6 fëmijëve, jepet dënimi për Çelnik Shahollin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një vit më parë një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin. 43-vjeçari Çelnik Shaholli vrau në mënyrë mizore bashkëshorten e tij me të cilën kanë 6 fëmijë.

Ditën e sotme Shaholli ka dalë para gjykatës së Durrësi it e cila ka dhënë edhe dënimin për 43-vjeçarin që vrau gruan e tij Ardiana Shaholli.

Mësohet se Shaholli ai është dënuar me 35 vite burg. Kujtojmë këtu se ai i mori jetën gruas së tij pas një debati të ashpër që ata kishin pasur në banesën e tyre.
Problemet midis çiftit ishin të mëdha, pasi ata kishin 6 fëmijë dhe konfliktet mes tyre kishin disa kohë që kishin nisur.

Kur ai ka qenë duke debatuar me gruan e tij fëmijët e çiftit kanë qenë në banesë dhe kanë parë gjithë ngjarjen e rëndë. Pasi Çelniku e ka goditur për vdekje gruan e tij, ai shkoi vetë në polici ku edhe kishte treguar ngjarjen tragjike.

Por 43-vjeçari ka thënë më parë gjatë dëshmisë së tij se e goditi pas sherrit, pasi dyshonte se gruaja e tradhtonte me pronarin e firmës së rrobaqepësisë ku e ndjera punonte.

Ai ka thënë:

”Sherri nisi, pasi më tradhtonte me pronarin e firmës.”

Në seancën e sotme, asnjë familjar i autorit të ngjarjes nuk ka qenë i pranishëm. Adriana Shaholli, nëna e një djali dhe e pesë vajzave gjeti vdekjen e menjëhershme në spital, si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë.

Fqinjët e çiftit kanë treguar edhe më herët se Çelniku ka qenë i papunë dhe përdorues i rregullt i alkoolit, ku për shkak të xhelozisë ndaj bashkëshortes kreu aktin e rëndë.

Shpërndaje
Share.

Komento