Skip to content
Kronikë

Vrau dhe plagosi dy persona në burgun e Peqinit/ Del sot para gjyqit Sokol Mjacaj

· 1 min lexim

Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për Sokol Mjacajn, autor i ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit.

Mjacaj akuzohet se ka vrarë me armë një të dënuar me burg përjetë dhe plagosi shokun e këtij të fundit.

Prokuroria ka kërkuar për autorin e ngjarjes ‘arrest me burg’ për këtë vepër penale, ndonëse ai është i dënuar me burg përjetë.

Seanca e sotme gjyqësore pritet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që prokurori i çështjes është Xhelian Seferi dhe gjyqtare, Yrfete Shkreli.

Sakaq, FNSH dhe forcat Shqiponjat kanë krijuar perimetrin e sigurisë përreth Gjykatës së Elbasanit para fillimit të seancës, për të qenë në gadishmëri për çdo lloj situate.