Skip to content
Kronikë

Vrau burrin para 3 viteve në tregun e Milotit, ja çfarë ka ndodhur me 33-vjeçaren

· 2 min lexim

Në  muajin qershor të vitit 2018 ku nëna e dy fëmijëve Violeta Donaj  vrau bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj me pistoletë, ngjarje e ndodhur në tregun e Milotit.

Armën i shoqi e mbante në makinë. Asokohe, 38-vjeçarja deklaronte në në Gjykatën e Kurbinit. Sipas saj, nga ky ves, 42-vjeçari kishte shkaktuar mjaft probleme në familjen e tij, ndërsa për shlyerjen e borxheve ushtronte dhunë ndaj saj, duke e vënë ata para përgjegjësisë për të gjetur paratë që i duheshin.

Vrasja ndodhi në një kohë kur mes çiftit kishin lindur mosmarrëveshje të mëdha. Për shkak të debateve, ajo u largua nga banesa, duke shkuar te prindërit e saj bashkë me fëmijën më të vogël. Ditën e ngjarjes, ajo kishte shkuar bashkë me kunatën e saj në tregun e Miloti

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka dënuar me 9 vite burg 35 vjeçaren Violeta Donaj e cila në vitin 2018 vrau burrin e saj në tregun e Milotit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 qershor të vitit 2018 rreth orës 07:00 në tregun e Milotit, pasi çifti me banim në Rrëshen ishin tregtarë në këtë zonë.

Fillimisht çifti i bashkëshortëve kanë debatuar dhe më pas 35-vjeçarja ka qëlluar ndaj burrit të saj me të cilin kishte dy fëmijë, duke e lënë të vdekur.