Vrau avokatin grek, shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm tenton të arratiset nga burgu i Korfuzit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka tentuar të arratiset nga burgu i Korfuzit ku vuante dënimin, shqiptari  i cili akuzohet si vrasësi i avokatit grek Michalis Zafeiropoulos, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Mësohet se  shqiptari kishte arritur të hapte një vrimë në çatinë e burgut, por pak para se të arratisej u pikas nga punonjësit e burgut. Gjithashtu rojet e burgut i gjetën dhe një thikë të improvizuar që e kishte përdorur për të hapur gropën.

Ndërkohë kujtojmë se “Brahimaj” mbrëmjen e 12 tetorit 2017, ekzekutoi avokatin grek, Mihalis Zafiropoulos, në zyrën e tij dhe për këtë ishte paguar 3 mijë euro.

Policia ka hasur probleme të vazhdueshme me identitetin e tij pasi ka përdorur emra të ndryshëm. Ka ppërdorur disa emra si; Kastriot, Lavdërim dhe Mikel, dhe mbiemra si: Brahimaj, Ibrahimi, Brahimasi.

Shpërndaje
Share.

Komento