Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrau Amarildo Hoxhallarin pasi i ngacmoi të fejuarën, prokuroria mbyll hetimet

12:29 09/04/2025
Reading Time: 1 min lexim
Vrau Amarildo Hoxhallarin pasi i ngacmoi të fejuarën, prokuroria mbyll hetimet

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Darment Kelin, 25 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Amarildo Hoxhallarit, ngjarje e ndodhur më 24 gusht të vitit të kaluar.

Sipas dosjes hetimore, konflikti nisi pasi viktima Amarildo Hoxhallari dhe shoku i tij A.M. dyshohet se ngacmuan me fjalë një vajzë në rrugë.

Veprimi u pikas nga Keli nga ballkoni i banesës së tij. Ai zbriti menjëherë poshtë, duke marrë me vete një thikë, dhe u përfshi në një përplasje fizike me dy të rinjtë.

“Në konflikt e sipër, ai goditi disa herë me thikë shtetasin A.H., në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen,” thuhet në arsyetimin e Prokurorisë.

Keli ka deklaruar se vajza që u ngacmua ishte e fejuara e tij, e cila po shkonte për të takuar një të afërme. Ai ka pranuar se e pa gjithçka nga ballkoni dhe ndërhyri në përplasje duke përdorur mjetin prerës.

Për pasojë, ndaj Darment Kelit rëndon akuza e “vrasjes me dashje”.

Hoxhallari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë pak më vonë. Autori fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më pas nga policia.

Viktima rezultonte me precedentë penalë. Në vitin 2015 ai ishte arrestuar së bashku me kushëririn Aurel Hoxhallari, për një atentat të dështuar ku mbetën të plagosur dy persona, ndër ta edhe efektivi Roland Meta.

Objektiv i sulmit ishte Pajtim Serjani, mik i Emiljano Shullazit.

Ndërkohë, Aurel Hoxhallari është dënuar një vit më parë me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme, si porositës i vrasjes së Devi Kasmit në janar të vitit 2018.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Darment KeliI ngacmoi te dashurenVrau Amarildo Hoxhallarin

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
“Produkte në këmbim të votave”, kandidati për deputet denoncon rastin në Mat

“Produkte në këmbim të votave”, kandidati për deputet denoncon rastin në Mat

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English