Skip to content
Aktualitet

Vrau 61-vjeçarin për konflikte pronësie, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë (EMRI)

· 2 min lexim

Një 37-vjeçar me profesion ish-ushtarak, ka vrarë ditën esotme në oborrin e shtëpisë së tij një 61-vjeçar i identifikuar si Dorian Latollari.

37-vjeçari i identifikuar si shtetasi Fatmir Demiri banues në Tiranë, mësohet se pas konflikteve për arsye pronësie, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen 61-vjeçarit.

Ish-ushtaraku ishte dënuar edhe më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”.

37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi D.L., 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie,  me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.