Skip to content
Aktualitet

Vrau 34-vjeçarin me thikë në zemër, Gjykata lë në burg Arbër Koten: Jam i penduar, i kërkoj ndjesë familje

· 1 min lexim

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arbër Koten, autorin e vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla.

Kote vrau 34-vjeçarin, babain e dy fëmijëve me thikë në zemër pas një konflikti për motive banale.

Në dëshminë e tij Kote ka shprehur pendim për krimin, ndërsa i ka kërkuar ndjesë edhe familjes së viktimës.

Ndërkohë autori i vrasjes, Arbër Kote, është edhe djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotes.