Skip to content
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Vlorë, 38-vjeçari ndërron jetë në spital (Emri+Foto)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës në mbrëmjen e sotme ku një 38-vjecar  ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga plagosja me armë zjarri.

Delon Troqe ka mbetur viktimë e një atentati ku është qëlluar me breshëri plumbash.  Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa 38-vjeçari ka ndërruar jetë në spital

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar me armë zjarri  shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë,   i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.