Skip to content
Të Gjitha

Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Apelit lë të lirë Ervin Matën

· 1 min lexim

Gjykata Apelit Tiranë ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për Ervin Matën, i përfshirë në vrasjen e 5 tetorit në ish-Bllok.

Mata u vetëdorëzua rreth një muaj më parë, ndërsa u la i lirë nga Shkalla e Parë, masë e konfirmuar edhe sot nga Apeli.

Mbi 32-vjeçarin Ervin Mata janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ai do vazhdojë të hetohet për përfshirjen ose jo në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në zonën ish-Bllokut në Tiranë.

Megjithatë, gjatë hetimeve ai nuk do të qëndrojë më në burg.