Skip to content
Të Gjitha

Vrasja në Ballsh, vëllai i 2 motrave: “Dua kujdestarinë e fëmijëve”

· 1 min lexim

Vëllai i 2 viktimave të Ballshit që u vranë më datë 2 janar, ka depozituar një kërkesë në gjykatë për marrjen në kujdestari të fëmijëve.

Viktimat Gentiana dhe Merisa Caushaj, u vranë nga bashkëshorti i Gentianës, Gazmend Musta, në sherr e sipër pasi motrat kërkonin të shkonin për vizitë te prindërit e tyre, por ky i fundit nuk i lejoi.

Mësohet se vëllai i Gentiana Caushaj, Gjyshmir Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij.

Këta të fundit aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën para syve dhe tezen.

Sipas vëllait të viktimave, Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijëve.

“Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijë. Ata tani ndodhen në fshatin SOS”, tha daja i dy fëmijëve.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.