Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e vëllezërve Bilali/ Gjykata e Shkodrës gati me masën e sigurisë për të arrestuarit

· 1 min lexim

Edhe pse dy prej të arrestuarve për vrasjen e vëllezërve Bilali para derës së shtëpisë në Shkodër  nuk kanë pranuar të kenë lidhje me ngjarjen, ditën e sotme ata do të marrin masën e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës.

Tashmë policia e ka rrethuar gjykatën për çështje sigurie dhe nga momenti në moment priten që të mbërrijnë Arsen Stojku dhe Myslim Rama.

Stojku dhe Rama akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Astrit dhe Ibrahim Bilalit.

Tashmë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë:Ibrahim Licin, 26 vjeç për të cilin dyshohet se është personi që ka qëlluar dhe një tjetër bashkëpunëtor, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.