Skip to content
Kryesore

Vrasja e Martin Canit/ Del rezultati i ekspertimit të thikës së përdorur

· 1 min lexim

Ka dalë rezultati i aktit të ekspertimit të thikës së përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Nga gjurmët e gjakut në thikë u zbuluan dy profile ADN

Një prej profileve të ADN përputhet me atë të viktimës, Martin Cani, ndërsa tjetri përputhet me profilin e personit të plagosur, Luis Meçaj.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Fan Noli”, pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, ku Mario Përlleshaj goditi disa herë Martin Canin me thikë, plagë nga të cilat ai humbi jetën.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale u shpërndanë foto të autorit që pozon pas krimit, duke treguar dorën e gjakosur dhe të fashuar, pasi ai ishte lënduar gjatë sulmit.

Po ashtu, u shpërndanë edhe foto të thikës të dyshuar për përdorim në krim.