Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e dyfishtë në Patos, viktimat ishin gardianë burgu

· 1 min lexim

Një sherr i regjistruar në poliklinikën e Patosit gjatë mesditës së sotme, degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

Si pasoje të shtënave dy persona kanë humbur jetën.

Sipas “Dosja.al”, viktimat janë Elis Kapaj dhe Manol Rapa, të dy gardianë burgu.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e vrasjes, Martin Skëndaj.

Njoftimi paraprak i policisë

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur. Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.