Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e çiftit nga Vlora gjatë grabitjes, fieraku i dënuar përjetë ekstradohet nga Vjena

· 2 min lexim

Një 43-vjeçar nga Fieri i dënuar me burgim të përjetshëm është ekstraduar nga Vjena.

Viktor Pelivani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për vrasjen e një çifti në vitin 1999.

Më 7 gusht të këtij viti, Pelivani sëbashku me Feta Kajën dhe Jurgen Bacjan, u futën në shtëpinë e shtetasit Bajram Driza për të vjedhur para.

Pasi janë diktuar nga çifti në momentin e vjedhjes, Kaja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur.

Çifti Driza ndërkohë sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.

Njoftimi i policisë

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Viena, Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Viktor Pelivani, 43 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.