Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e biznesmenit Memli Begalla në Tiranë, gjykata jep vendimin për dy të pandehurit

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 25 vite burg Denis Demirin, si autor të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla.

Ndërsa Ardian Serezi i akuzuar tjetër u la  lirë, pas prokuroria nuk gjeti prova që ta implikonin në kim.

Memli Begalla u vra në shkurt të 2018-ës në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në parkingun e pallatit ku jetonte.

Pista kryesore e vrasjes ishin borxhet e shumta të pashlyera të viktimës.

Autorët e ndoqën nga pas dhe njëri prej tyre e qëlloi me një pistoletë me silenciator.

Menjëherë pas krimit autorët u larguan me një “BMW” ngjyrë të zezë.

Ndërkohë 3 vite përpara se të kryhej vrasja, Begallës i dogjën po në të njëjtin vend, automjetin tip “Land Rover”.

Sipas specialistëve të hetimit ekonomik, viktima kishte nën administrim disa bizneseve.