Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e 14-vjeçarit/ Qytetarët sërish në protestë

17:48 25/11/2024
Reading Time: 2 min lexim
Vrasja e 14-vjeçarit/ Qytetarët sërish në protestë

Pas ngjarjes tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, qytetarët janë mbledhur për herë të dytë për të kërkuar përgjegjësi nga autoritetet shtetërore dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Protestuesit kërkuan masa të forta për të garantuar sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga institucionet për dështimin në trajtimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Një protestues u shpreh se vendi duhet “shkulur nga themelet” dhe shtoi se ka nevojë për reagim institucional për të parandaluar ngjarje të tilla. Ai theksoi se Ministria e Arsimit, Drejtoria e Arsimit të Tiranës dhe Drejtoria e Shkollës nuk kanë reaguar siç duhej për të parandaluar tragjedinë.

“Fëmijët janë të rritur, por nëse nisemi me premisën që meqë s’kam nuk shkojmë asgjëkundi. Shoqëria ka nevojë për sensibilizim. Përderisa nuk ka reagim për mbajtje përgjegjësie, duhet shkulur nga themelet. Shpresoj se duhet të ketë reagim institucional,” tha ai.

Përveç kërkesës për dorëheqjen e ministres, protestuesit kanë vendosur pankarta me mesazhe të fuqishme. Disa nga ato që mbajnë qytetarët janë: “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, “Skandalet vinë e ikin, karrigia mbetet”, dhe “Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karriges”.

Një tjetër protestues u shpreh se kjo është dhimbja e çdo familjeje shqiptare dhe theksoi se nuk mund të qëndronte pa vepruar pas tragjedisë, duke shtuar se fëmijët e tij kanë ikur nga Shqipëria për shkak të rënies së sigurisë.

Prindërit dhe qytetarët kërkojnë gjithashtu që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe të vendoset drejtësi. Ata theksuan se ky krim nuk është një ngjarje e veçuar, por një pasojë e dështimit të sistemit arsimor dhe të institucioneve shtetërore për të siguruar një mjedis të sigurt për fëmijët.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ManastiriliuMario Prelleshajmartin caniproteste

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Çekisë viziton Kuvendin e Shqipërisë

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Çekisë viziton Kuvendin e Shqipërisë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English