Skip to content
Kryesore

Vrasja e 14-vjeçarit/ Policia e Shtetit: Nuk ka një autor të dytë

· 1 min lexim

Policia e Shtetit ka deklaruar se disa burime janë përfshirë në një fushatë dizinformimi në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Policia disponon prova dhe pamje filmike nga vendi i ngjarjes, por për shkak të kufizimeve ligjore, ato nuk mund të publikohen.

Hetimet e deritanishme nuk kanë identifikuar një autor të dytë të përfshirë në ngjarje.

Për të sqaruar çdo pretendim, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, ka marrë në pyetje prindin e të miturit të plagosur, L. M., lidhur me deklaratat e tij.

Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen në raport me provat dhe faktet e tjera të administruara gjatë hetimit.

Policia Gjyqësore po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.

Policia ka bër apel për mediat që të shmangin keqpërdorimin e ngjarjes, pasi kjo dëmton hetimet dhe keqinformon publikun.