Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë, detaje të reja nga ekzekutimi i Kristian Markut

12:38 22/01/2025
Reading Time: 2 min lexim
Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë, detaje të reja nga ekzekutimi i Kristian Markut

Hetimet për vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u ekzekutua pranë nënkalimit të Novoselës, kanë zbardhur detaje të reja.

Grupi hetimor ka kërkuar asistencën e INTERPOL-it për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar drejt Kosovës pas krimit.

Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se ekzekutimi i Kristian Markut është realizuar me dy automjete. Njëri automjet ka shërbyer për kryerjen e atentatit, ndërsa tjetri është përdorur për largimin e autorëve, pas djegies së automjetit të parë.

Nga dinamika e ngjarjes, ekzekutimi është kryer nga vrasës profesionistë, të cilët kanë planifikuar gjithçka me detaje, duke përfshirë edhe rrugën e arratisjes.

Kristian Marku dyshohet se ka qenë nën vëzhgim për disa ditë para atentatit. Ai kishte marrë një automjet me qira në Tiranë, çka tregon se lëvizjet e tij ishin monitoruar nga autorët.

Grupi hetimor po shqyrton disa pista, ku një prej tyre është ajo e hakmarrjes. Kristian Marku ishte nipi i Martin Bardhit, i vrarë në shtator të vitit 2023 në Rrëshen.

Marku kishte precedentë penalë, përfshirë një akuzë për “vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe një tjetër për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Në vitin 2023, Marku u dyshua për përfshirje në një sulm me armë ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit, i vrarë në janar 2020 me snajper në qendër të Rrëshenit. Megjithatë, akuza ndaj tij nuk u provua dhe ai u lirua. Pas atentatit në aksin Fier-Vlorë, autoritetet kryen kontrolle në banesën e familjes Reçi dhe shoqëruan disa anëtarë të fisit për t’i marrë në pyetje.

Konflikti mes fiseve Bardhi dhe Reçi ka një histori prej afro 28 vitesh.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: detajeKristian Marku

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
I zhdukur prej pesë ditësh, gjendet trupi i pajetë i Edison Oruqit në lumin e Shalës

I zhdukur prej pesë ditësh, gjendet trupi i pajetë i Edison Oruqit në lumin e Shalës

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English