Skip to content
Të Gjitha

Vranë taksistin 71-vjeçar për nderin e familjes, lihen në burg dy vëllezërit

· 1 min lexim

TIRANË

Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë së kryeqytetit ka lënë në burg dy vëllezërit Sherra.

Sajmir dhe Arsil Sherra do të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen.

Ata ranë në pranga disa ditë më parë, pasi akuzohen se janë vrasësit e taksistit 71-vjeç ar Abdulla Budlla.

Krimi ka ndodhur për motive të dobëta, sipas informacioneve të policisë. Budlla kishte pasur një lidhje intime me nënën e dy vrasësve, gjë që është konfirmuar edhe nga e ëma e vëllezërve.

Dy djemtë thanë se janë shtyrë ta vrasin Budllën, pasi kishin dyshime se ai iu ngacmonte edhe motrën, që e kishin të sëmurë.

Ekzekutimi i taksistit është bërë me një makinë, që dy vëllezërit kishin marrë me qira.