Skip to content
Kryesore

Vranë babanë dhe e groposën, Prokuroria dërgon dosjen për gjykim

· 1 min lexim

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën, të cilët në bashkëpunim vranë babain e tyre dhe e groposën në oborrin e banesës.

Për Hygerta Metën dhe vëllain Hysenin është ngritur akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa për Amarildo Metën vetëm akuzë për asgjësimin e kufomës.

Organi i akuzës ka njoftuar se për 19-vjeçaren Hygerta Meta ka ndryshuar akuzën nga fshehja dhe asgjësimi i kufomës në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ky ndryshim ka rënduar pozitat proceduriale të saj dhe e ka çuar në gjykim për vrasje në bashkëpunim me vëllain Hysen Meta.

Hygerta ka ndryshuar disa herë versionin e saj, duke marrë disa herë përsipër vrasjen, ndërsa herë të tjera duke mohuar përfshirjen në ekzekutimin e babait të saj.