Skip to content
Aktualitet

Voltana Ademi ‘bën’ për spital shkodranët

· 1 min lexim

Neglizhenca e Bashkisë së Shkodrës, i ka kushtuar shtrenjtë qytetarëve të saj.

Dëbora e rënë para pak ditësh, është kthyer në një mankth për shkodranët, pasi e kthyer në ngrica po pengon që ata të dalin nga banesat.

Sipas shifrave të Spitalit, 30 shtetas u asistuan nga bluzat e bardha dhe 2 prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë si pasojë e goditjeve të marra gjatë rrëzimeve.

Në këto 5 ditë ndihmë mjekësore kërkuan 200 pacientë, një pjesë e të cilëve dolën nga dyert e spitalit me gjymtyrë të thyera, e të tjerë më fraktura më të lehta.

Banorët janë shprehur të indinjuar me kryebashkiaken Ademi pasi thonë se ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Ata akuzojnë se Bashkia nuk ka marrë masat e duhura për pastrimin e rrugëve. Shpresa e vetme e tyre, është shkrirja e akujve nga rritja e temperaturave.