Skip to content
Kronikë

Vodhi varësen e floririt, ja si e pësoi 40 vjeçarja në Devoll

· 2 min lexim

Një 40-vjeçare me iniciale B. Sh. është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i ka vjedhur në banesë një 26-vjeçareje një varëse floriri me kryq, një unazë floriri dhe një orë dore, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

40 vjeçarja me iniciale B.SH është banuese në fshatin Progër të Devollit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetases B. Sh., 40 vjeçe, banuese në fshatin Progër, Devoll, pasi në këtë fshat, kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Th. K., 26 vjeç, një varëse floriri me kryq, një unazë floriri dhe një orë dore, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Kujtojmë që në janar të këtij viti, një 45-vjeçar ka rënë në pranga në Devoll për  vjedhje të një makine. Policia  bëri aso kohe të ditur se personi me iniciale I.D banues në fshatin Gracë i ka vjedhur personi me iniciale J.M 58-vjeç në makinën tip “Benz” dokumenin e identifikimit, lejen e drejtimit, çelsiat e mjetit  një portofol.