Skip to content
Kryesore

Vodhi një automjet gjatë natës, kapet i riu në Elbasan

· 1 min lexim

Një 19-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur, pa leje drejtimi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen “28 Nëntori”, ku pronari i automjetit, një 60-vjeçar me inicialet Sh. K., denoncoi në polici vjedhjen e makinës së tij.

Pas kallëzimit, Policia e Elbasanit ndërmori menjëherë një operacion të koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi E. B., banues në Elbasan. I riu po qarkullonte me mjetin e vjedhur kur u ndalua nga shërbimet e policisë.

Automjeti u sekuestrua si provë materiale, ndërsa ndaj 19-vjeçarit janë ngritur akuzat për “Vjedhje” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vijimin e procedurës ligjore.