Vodhën 1.5 mln lekë dhe telefonat e të zotëve të banesës në Dimal, çfarë po ndodh me “skifterët”

Gjatë natës që kaloi në fshatin Goriçan, Dimal është vjedhur një banesë.
Persona ende të paidentifikuar kanë siguruar një kopje të çelsit të banesës së shtetasit P.XH., 64-vjeç, duke hyrë në banesë dhe kanë marrë një shumë afro rreth 150 000 lekë të reja, telefonat e banorëve që jetonin aty dhe më pas kanë mundur të largohen. Ndërkohë që kontrollet në terren kanë vazhduar me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve për vënien e tyre në pranga. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.
Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.